Johanesburg, Afrikë e Jugut, 5 Korrik 2010 NOA - Pas humbjes së rëndë dhe shkatërruese, që pësoi nga skuadra kombëtare e Gjermanisë, tekniku argjentinas, Diego Armando Mardona, është duke menduar për të ardhmen e tij.
“Duhet të mendohem, të flas me familjarët e mi dhe me lojtarët. Mund të jap dorëheqjen dhe ditën e nesërme, por padyshim që do të vazhdoj në rrugën time për ta çuar futbollin argjentinas në rrënjët e tij të vërteta. Rezultati me të cilin humbën nuk më heq aspak krenarinë që kam për të qenë në krye të kësaj skuadre”, - ishin fjalët e Maradonës në lidhje me të ardhmen e tij.“Humbja me Gjermaninë ishte momenti më i vështirë që kam përjetuar ndonjëherë. Ishte po aq e rëndë sa një grusht i Muhamed Ali”, - tha tekniku argjentinas.
r.b/NOA