English

Afrikë e Jugut 2010 nuk është një Botëror i të “mëdhenjve”, por hapësirë e të “rinjve”

Afrikë e Jugut, 5 Korrik 2010 NOA/ Rid Bulku- Messi është emri i fundit që është larguar nga lojtarët të cilët konsideroheshin si yjet e mundshme të këtij Botërori. Para tij kujtojmë lojtarët e tjerë të cilët janë larguar dhe janë pikërisht Ribery, Rooney, Ronaldo dhe Kakà. Më shumë ishte prezenca e tyre se sa protagonizmi që kanë treguar në klubet e tyre respektive.

Kështu ky Botëror me sa duket i takon lojtarëve, të cilët fillimisht janë konsideruar si pa eksperiencë për një eveniment të tillë dhe tepër të rinj.

Megjithatë të talentuarit si Ozil, Mueller, Khedira, Van der Wiel, Suarez dhe Kevin Prince Boateng kanë treguar se janë mjaft të rëndësishëm në skuadrat e tyre respektive dhe kanë zhvilluar një Botëror të shkëlqyer.

Të gjithë ishin në pritje të magjive të yjeve, por ata ranë njëri pas tjetrit. Dhe kështu përfaqësueset e tyre u thanë lamtumirë këtij Botërori.

Një Francë e shkatërruar, ashtu si dhe Italia, një Angli jo bindëse dhe një zhgënjim nga Brazili dhe Argjentina.

Me pak fjalë, ky Botëror i Afrikës së Jugut me siguri nuk do të mbahet mend si ai i lojtarëve të mëdhenj, por i djemve të rinj dhe të talentuar.

r.b/NOA

KOMENTE