SHBA, 4 korrik, NOA – Kompania e naftës që operonte në Gjirin e Meksikës duket se do të përballet me akuza të reja për shkelje të ligjeve. Këtë herë situata duket se është dhe më serioze, duke qenë se nuk flitet për pakujdesi, por për një veprim të qëllimshëm.
Media ka paraqitur pamje të naftës në brigjet e Gjirit të Meksikës dhe punonjësit e kompanisë, “British Petroleum”, që nuk pastrojnë ambientin, por e fshehin naftës poshtë rërës.
Videoja është xhiruar nga një gazetar i Nju Orlins dhe është hedhur në “Youtube”.
NOA