English

Bankat evropiane kalojnë provën

Paris, 4 korrik, NOA – “Bankat evropiane janë në gjendje të mirë”, ka deklaruar ministrja e Financave të Francës.

Ajo i bëri këto komente për mediat duke iu referuar rezultateve të asaj që njihen si “prova e stresit” për bankat.

Pas shqetësimeve të investitorëve rreth situatës në sistemin bankar evropian, krerët e BE-së vendosën të publikojnë “provën e stresit”, sipas së cilës bankat evropiane janë të qëndrueshme.

Rezultatet e plota të kësaj prove do të publikohen me 23 korrik.

NOA

KOMENTE