English

Biznesi i huaj interes për investim në Shqipëri, rusët kërkojnë kazino

Tiranë, 4 korrik, Rajmonda Lajthia, NOA - Pas alarmit të ngritur nga Shërbimi Informativ Shtetëror, se mafia po rrezikon ekonominë shqiptare, duke investuar në pasuri të patundshme, agjesitë imobiliare konfirmojnë një interes në rritje të biznesve të huaja për të blerë toka në Shqipëri, kryesisht në bregdet.

Një prej tyre, Eduard Ibrahimi pohon se biznesmen rus, por me sekser grekë janë të interesuar për prona në jug të vendit, Ksamil, Sarandë, Dhërmi. Madje ata kërkojnë që të ndërtojnë edhe një kazino në Dhërmi.

“Klientët rus na kanë lënë porosi për të gjetur 100 mijë metra katror tokë, në jug të vendit, ata janë klientë të rregullut pasi paguajnë cash në dorë dhe nuk janë përzier me kredi në bankat e vendit tonë”, - shprehet Ibrahimi, i cili përfaqëson një nga agjensitë imobiliare në Tiranë.

Por ka qenë e vështirë lidhja e kontratave, për shkak të problemeve të pronësisë që hasen në zonat bregdetare. Interesi rus është shfaqur disa vite më parë kur në mënyrë krejt të beftë, pati një bum kërkesash për blerje trojesh.

Por njëkohësisht biznese të huaja si izraelite, aglo amerikane, italiane etj, të përmendura edhe në raportin e shërbimit informative kane shfaqur interes për blerje parcelash të mëdha pronash në vend.

Ilda Biçoku, një tjetër përfaqësuese e agjesive imobiliare në Tiranë pohon se kërksat kanë qenë të konsiderueshme, nga të huajt për të investuar në projekte turistike.

Ky bum është konstatuar në vitet e fundit. Sipas saj, ajo që ka zgjuar edhe më shumë interesin e të hujave për Shqipërinë janë edhe ato prona që me vendim qeverie janë përcaktuar si zona industriale.

Por kriza politike një vjeçare ka stepur disa prej këtyre investitorëve, të cilët kanë qenë në prag të lidhjes së kontratës.

r.l/NOA

KOMENTE