Mitrovicë, 4 korrik, NOA -Forca të shumta të KFOR-it, EULEX-it dhe të policisë së Kosovës janë vendosur dy ditët e fundit në Lagjen e Boshnnjakëve në Mitrovicë.
Shpërthimi i dy ditëve më parë ku humbi jetën një person dhe u plagosën 9 të tjerë ka bërë që forca të shumta vendore edhe ndërkombetare të marrin situatën nën kontroll. Zëdhënësi i policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës ka theksuar se ka shtim të forcave policore, por ato janë duke kryer detyrat e tyre të përditshme.
Dislokimi i tyre më i madh është në rrugën në të cilën ndodhet zyra e regjistrimit civil, në Lagjen e Boshnjakëve.
Në këtë zonë KFOR-i ka filluar të vendose kamera monitoruese, të cilat do të vëzhgojnë rrugën dhe zyrën për 24 orë.
Mediat kosovare raprtojnë se forcat e KFOR-it janë vendosur sërisht në objekte që i kishin lënë më parë në zonën e Mitroviucës.
Në komunat në veri të Kosovës- në Mitrovicë, Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok dita e djeshme ishte shpallur ditë zie për shkak të vdekjes së pediatrit Mensur Xhekoviç.
Diten e zisë për këto komuna e kanë shpallur strukturat paralele serbe që veprojnë në këtë pjesë të Kosovës.
NOA