Clinton: Shba E Gatshme Të Ndihmojë Azerbajxhanin Dhe Armeninë Për Marrëveshje Paqeje
BAKU, 4 korrik /ATSH-AFP/ - SHBA-ja është e gatshme të ndihmojë Azerbajxhanin dhe Armeninë në përpjekjet për të arritur një marrëveshje paqeje që të mundësojë dhënien fund të konfliktit të gjatë mes dy vendeve, që lidhet me rajonin separatist Nagorni Karabak, deklaroi sot sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton, e cila ndodhet në vizitë zyrtare në Azerbajxhan, ku zhvilloi takime me drejtues të vendit, veçanërisht më presidentin, takim që u zhvillua pa praninë e gazetarëve./
/i.p/