English

Durrës: Mot I Kthjellët Dhe Kushte Shumë Të Mira Detare

DURRËS 4 korrik /ATSH-Gëzim Kabashi/-Situata metereologjike në rajonin e Durrësit vazhdon të jetë e mirë, ndaj edhe kushtet detare po favorizojnë lundrimin e anijeve dhe motopeshkatoreve. Burime nga kapiteneria e Portit bënë të ditur për ATSH-në se tragetet e linjës Bari-Durrës tashmë janë ankoruar në portin më të madh të vendit, ndërsa gjatë ditës pritet të mbërrijnë në Durrës edhe tragete e katamaranë të tjerë, të cilët po kryejnë lundrime shtesë dhe që do të lehtësojnë rikthimin për pushime të mijra bashkëatdhetarëve që punojnë dhe jetojnë në vendet e Evropës perëndimore. Temperaturat e ajrit sot do të shënojnë kuota mbi 32 gradë, çka pritet të shtojë numrin e pushuesve ditorë në plazhet e bregdetit të qarkut të Durrësit. Kushtet detare janë mjaft të favorshme për lundrimin e motopeshkatoreve, të cilat megjithëse sot është e djelë kanë dalë masivisht për gjueti në zonën nga grykëderdhja e lumit Seman në jug deri në Bunë, në veri./n.m/
KOMENTE