English

Florida, peshku i uritur sulmon vajzën 14-vjeçare në bordin e jahtit

Florida, 5 Korrik NOA - Një vajzë 14 vjeçare është kafshuar në krah nga një peshk i madh dhe i uritur, i cili ka kërcyer nga deti duke e sulmuar vajzën në bordin e një jahti. Në këtë lajm dhe te Galeria ju gjeni të gjitha fotot e ngjarjes.

Sulmi ka ndodhur afër Venice-s, në Florida. Koral Wira ishte ulur në barkën e familjes së saj kur në një moment peshku me dhëmbët e tij të mprehtë se brisk, ka fluturuar në bordin e jahtit.

Babai i saj, Rob sapo kishte kapur peshqit e tjerë në det duke bërë që peshku gjigant të tërhiqej nga karremi i tij.

“Ai u drejtua nga karremi që kisha vendosur për peshkaqenët, por pastaj kërceu nga uji dhe ka kafshuar vajzën time. Është gjëja më e çuditshme që kam parë ndonjëherë në jetën time,”- tha Rob për gazetën “The Sun”.

r.b/NOA - Shihni fotot e tjera te Galeria

KOMENTE