English

Gjermania në gjysëm finale kundër Spanjës

Afrikë e Jugut, 4 korrik, NOA - Kombëtarja gjermane e futbollit u kualifikua për në gjysëmfinalen e Kampionatit Botëror të Futbollit në Afrikën e Jugut.

Ajo do të ketë përballë ekipin kombëtar të Spanjës, i cili u kualifikua mbrëmë në Johannesburg me fitoren e arritur ndaj ekipit të Paraguajit 1:0. Golin e fitores e shënoi David Villa.

Më parë 11 djemtë e trajnerit Joachim Low shënuan katër gola duke mundur bindshëm ekipin e trajnerit Diego Maradona.

Golat u shënuan nga Thomas Muller, dy gola nga Miroslav Klose dhe një gol nga Arne Friedrich.

Low tha se një fitore të tillë me një nivel kaq të lartë kundër një ekipi të klasit botëror si Argjentina ka qenë para ndeshjes edhe e paparashikueshme.

Qindra mijëra tifozë kanë festuar në gjithë Gjermaninë suksesin e shquar të kombëtares së tyre. Edhe kancelarja Angela Merkel, ndodhej në stadium pë të ndjekur lojën në stadiumin e qytetit Cape Town në afrikën e Jugut.

NOA/DV

KOMENTE