English

Hyseni kërkon njohjen e Kosovës në Poloni

Krakov, (Poloni), 4 korrik, NOA - Gjatë qëndrimit të tij në Krakovë të Polonisë, nw Takimin e Nivelit të Lartë të Komunitetit të Demokracive, Ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Skender Hyseni, ka zhvilluar takime të shumta me pjesëmarrës të vendeve të ndryshme, ku ka folur për zhvillimet më të fundit në Kosovë dhe për proceset pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Në takimet me përfaqësuesit e shteteve që nuk e kanë njohur ende Republikën e Kosovës, Ministri Hyseni ka ripërsëritur kërkesën për njohje, duke theksuar midis tjerash se, pavarësia e Kosovës e ka stabilizuar përfundimisht rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Në takime të veçanta, Ministri ka biseduar me Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Mongolisë, Zandanshatar Gombojav, Ministrin e Punëve të Jashtme të Indonezisë, Raden Mohammad Marty Muliana Natalegaë a, Ministrin e Jashtëm të Tailandës, Kasit Piromya, Ndihmës/Sekretarin e Shtetit të Indisë për Punë të Jashtme, Dilip Sinha, Zv/Ministrin e Punëve të Jashtme të Kilit, Fernando Aristia, Zv/Ministrin e Punëve të Jashtme të El Salvadorit, Carlos Castaneda, Zv/Ministrin e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Republikës së Koresë, Chun Yung, kryesuesin e delegacionit të Filipineve, Edgardo R. Manuel, kryesuesen e delegacionit të Nigerisë, Asalina Raymond Mamuno, kryesuesin e delegacionit të Meksikës, Raphael Steger, kryesuesin e delegacionit të Timorit Lindor, Joaquim da Fonseca, kryesuesin e delegacionit të Republikës së Namibisë, Neville Gertze, kryesuesin e delegacionit të Guatemalës, Gabriel Aguilera, kryesuesin e delegacionit të Marokut, Ahmed Khali, kryesuesin e delegacionit të Mbretërisë së Lesotos, Dr. Makase Nyaphisi.

Një takim të përzemërt, Ministri pati edhe me ish-Sekretaren Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright, njofton ministria e Jashtme e Kosovws.

NOA

KOMENTE