English

Hyseni: Pavaresia E Kosoves E Ka Stabilizuar Perfundimisht Rajonin

PRISHTINË, 4 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Pavarësia e Kosovës e ka stabilizuar përfundimisht rajonin, ka thënë ministri kosovar i Punëve të Jashtme, Skender Hyseni, në takimet gjatë qëndrimit të tij në Krakow të Polonisë, me rastin e Takimit të Nivelit të Lartë të Komunitetit të Demokracive. Ministri Hyseni ka zhvilluar takime të shumta me pjesëmarrës të vendeve të ndryshme, ku ka folur për zhvillimet më të fundit në Kosovë dhe për proceset pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. "Në takimet me përfaqësuesit e shteteve që nuk e kanë njohur ende Republikën e Kosovës, ministri Hyseni ka ripërsëritur kërkesën për njohje, duke theksuar midis tjerash se, pavarësia e Kosovës e ka stabilizuar përfundimisht rajonin e Ballkanit Perëndimor", bën të ditur Ministria e Jashtme kosovare. Një takim të përzemërt, ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës pati edhe me ish-Sekretaren Amerikane të Shtetit, Madeleine Albright. /a.ke/
KOMENTE