English

Irak - Katër Të Vdekur Dhe 23 Të Plagosur Nga Një Atentat Kamikaz Në Ramadi

RAMADI (Irak), 4 korrik /ATSH-AFP/ - Të paktën katër persona mbetën të vdekur sot dhe 23 të tjerë u plagosën nga një sulm, kur një kamikaz shpërtheu eksplozivin që mbante në trup ndërkohë që hyri në një ndërtesën e zyrave të guvernatorit të provincës Al-Anbar, në Ramadi, rreth 100 kilometra në perëndim të Bagdadit, sipas Ministrisë së Brendshme irakiane. "Të paktën katër persona u vranë dhe 23 të tjerë mbetën të plagosur, ndër të cilët gra dhe fëmijë, nga një kamikaz në hyrje të ndërtesës së zyrave të qeverisjes lokale të Al-Anbarit ", deklaroi një zyrtar i ministrisë për AFP. Bilanci nuk u konfirmua menjëherë burime lokale. Mohamed Fathi, zëdhënës i provincës, disa orë më parë foli për dy viktima dhe tetë të plagosur nga një sulm i ndodhur rreth orës 07:00 GMT, bilanc i konfirmuar nga një burim në spitalin e Ramadit./ /i.p/
KOMENTE