English

Iran - Fars: Ekzekutohen Dy Të Dënuar Për Trafik Droge

TEHERAN, 4 korrik /ATSH-AFP/ - Di iranianë, të shpallu fajtorë për trafik droge dhe grabite me armë, u ekzekutuan në orët e para të mëngjesit të sotëm në burgun e Zahedanit, rajoni kryesor i provincës Sistan-Baluçistan, në juglindje të vendit, njoftoi agjencia e lajmeve Fars. Amanollah Pourian dhe Younes Rahmani u shpallën fajtorë dhe u quajtën "mohareb", armiq në luftë kundër Zotit, për një seri grabitjesh me armë, rrëmbim personi, për hapje zjarr kundër agjentëve të sigurisë dhe trafik droge, shtoi Fars. Këto dy ekzekutime e çojnë në 84 numrin e personave të ekzekutuar nga Irani që nga fillimi i vitit, sipas një përllogaritjeje të bërë nga AFP, bazuar në informacionet e publikuara nga shtypi lokal. Në vitin 2009, të paktën 270 persona janë ekzekutuar në Iran./ /i.p/
KOMENTE