Jerevan, Armeni, 4 korrik, NOA – Pas vizitës në kryeqytetin Baku në Azerbajxhan, ku sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton u takua me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliev, Klinton ka mbërritur sot në Armeni.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton është takuar në këtë turne me homologun e saj armenas, Eduard Nallbandian, për tu takuar më pas edhe me presidentin e Armenisë.
Klinton sikundër edhe në Azerbajxhan i ka bërë thirrje Armenisë për një zgjidhje paqësore të konfliktit për territoret me ish republikat e e ish Bashkimit Sovjetik, që sipas Klinton vetëm atëherë do të shënojnë edhe progress në marrëdhëniet politike mes tyre.
Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton edhe në Azerbajxhan shprehu gatishmërinë e Uashingtonit për gjetjen e zgjidhjes mes Azerbaxhianit e Armenisë rreth konfliktit në Nagorni Karabak, një rajon në Azerbaixhan me shumicë dërrmuese armene.
Klinton po zhvillon një turne në Evropën Lindore dhe në Kaukaz, ku pas takimit me zyrtarët e lartë të Armenisë do të udhëtojë për në Gjeorgji.
mit/NOA