Kongo, 4 Korrik 2010 NOA - Të paktën 230 persona raportohet të kenë vdekur sot si rrjedhojë e shpërthimit të një kamioni cisternë në Republikën Demokratike të Kongos. Lajmi është bërë i ditur nga autoritetet lokale.
Shpërthimi i tij ka qenë shkatërrues dhe kjo pasi i vuri flakën një fshati të tërë në lindje, në jug të krahinës Kivu. Kamioni, që vinte nga Tanzania, ishte plot me benzinë.
Bilanci i viktimave është më shumë se 230 persona dhe duhet thënë se ky është i përkohshëm pasi po bëhen kërkime të tjera për të dhënë verifikime më të sakta të kësaj ngjarjeje” – tha një zëdhënës i autoriteteve lokale.
Nga shpërthimi i tankerit depozitë karburanti siç shihni në foto dhe pamjet video më poshtë, bëhet e ditur se ndër viktimat një pjesë e madhe e tyre ishin dhe fëmijë.
Fshati Sange ndodhet rreth 70 kilometra në jug të Bukavu, kryeqendra e krahinës së Kivu, pranë kufirit me Burundi.
Një oficer i autoriteteve policore te Kongos që ndodhej në Bukavu ka konfirmuar djegien e dhjetëra shtëpive në Sange, ku shima e tyre ishin të ndërtuara me kashtë, gjë që ka ndikuar në rritjen e shpejtësisë së djegies.
Ajo çka është theksuar dhe nga agjenti është se pjesë e madhe e viktimave kanë qenë fëmijët ku sipas një bilanci kanë rezultuar se kanë qenë rreth 57.
r.b/NOA
{youtube}LRIYlD98ZFA {/youtube}