Kukës: Ende Asnjë Gjurmë E 6-Vjeçares Bleona Mataj Pas 40 Ditësh Kerkime
KUKËS, 4 korrik/ATSH-R.Hoxha/- Pas 40 ditëve nga zhdukja e 6-vjecares Bleona Mataj nga fshati Zapod i rrethit të Kukësit, nuk ka ende asnjë gjurmë.
"Nuk ka asnjë gjurmë, apo shenjë të 6 vjecares, por hetimet vazhdojnë", konfirmoi për ATSH-në zëdhënësja e drejtorisë së policisë së qarkut të Kukësit Odeta Popa. Gjatë ditëve të fundit ekspertët e krimeve të rënda kanë ripyetur 5 vajzat që ishin bashkë me Bleonën në kullotë, por pa mundur të nxjerrin ndonjë detaj të ri.
6 vjecarja Bleona Mataj nga fshati Zapod i rrethit të Kukësit u zhduk në mënyrë misterioze më 22 maj dhe që nga ajo kohë me gjithe hetimet e pandërprera edhe përtej kufijve, nuk është gjetur asnjë gjurmë të saj./n.m/