Lezhe: Nje Person Gjendet I Mbytur Ne Lumin Drin, Policia Nis Hetimet
LEZHË, 4 Korrik/ATSH-G. Marku/- Një person është gjetur i mbytur në ujrat e lumit Drin të rrethit Lezhë në afërsi të Ishullit të Lezhës.
Burime zyrtare nga policia lokale bëjnë të ditur për ATSH-në se "kufoma, e cila i përket shtetasit Prengë Ndoci i moshës 70 vjeçare, banues në fshatin Ishull Lezhë është gjetur rastësisht nga një peshkatar i asaj zone, i cili ka vënë në dijeni forcat e policisë".
Sipas burimit, Ndoci kishte tre ditë që ishte larguar nga shtëpia e tij. Ekspertët e policisë të mbërritur menjëherë në vendngjarje po kryejnë hetimet e duhura për zbardhjen e plotë të ngjarjes./n.m/