English

Liban, vdes ajetollah Fadlallah, frymëzues i lëvizjes Hezbollah

Liban, 4 korrik, NOA – Libani është në zi për vdekjen sot të Ajetollahut të madh Mohammad Hussein Fadlallah, në moshën 75 vjeçare.

Ajetollah Mohammad Hussein Fadlallah konsiderohet, si frymëzuesi i partisë pro-iraniane Shiite, Hezbollah dhe një prej figurave më me ndikim në botën islame.

Lajmi u publikua sot nga këshilltarët e tij.

Fadlallah ishte mjaft i fuqishëm në mesin e Shiitëve libanezë, të Gjirit dhe të Azisë Qendrore.

Ai njihej në qarqet fetare për pozitat e tij të moderuara Shiite, sa i përket grave.

Ajetollah Mohammad Hussein Fadlallah, ishte mbështetës i revolucionit islamik iranian mbi të gjitha udhëheqësi shpirtëror i grupit libanez shiit Hezbollah, qysh në vitet e para të formimit të tij, në 1982-in.

Si kritikues i vijës së ashpër ndaj Shteteve të Bashkuara, Fadlallah ka përdorur shumë nga predikimet e tij të së premtes, për të denoncuar politikën amerikane në Lindjen e Mesme, veçanërisht aleancën e SHBA-ve, me Izraelin.

Sipas tij, pikërisht kjo politikë e bëri atë të krijojë disa përgjigje fetare dhe juridike, duke përfshirë edhe ndalimin e ushtrimit të shiitëve, të derdhnin gjak gjatë festimit të festës së Ashures.

mit/NOA

KOMENTE