Lsi Fton Opozitën Te Bashkepunoje Per Reformen Zgjedhore
TIRANË, 4 Korrik/ATSH/-Lëvizja Socialiste për Integrim ripërsëriti edhe njëherë ftesën për Partinë Socialiste që të bashkëpunojë për reformën zgjedhore.
Sekretari i LSI për marrëdhëniet me publikun, Ardit Çela, deklaroi sot se, "opozita duhet të tregohet e përgjegjeshme për rolin që duhet të luajë, pasi një rol konstruktiv është në funksion të interesave të vednit".
Duke theksuar se se e ardhmja e vendit nuk duhet të mbetet peng e bojkotit, ai u shpreh se "nuk mund të ketë bojkote dhe qëndrime të pakuptimtatë vënë në disktim ëndrrat e të rinjve, 20 vjet, pasi rinia e viteve 90' punoi dhe kontribuoi për demokracinë e vendit"./e.gj//n.m/