Kabul (Afganistan), 4 korrik, NOA - Komandanti i ri i trupave të NATO-s në Afganistan, Gjenerali amerikan David Petraues merr tani edhe zyrtarisht postin në Hindukush.
Në kryeqytetin afgan Kabul ai bëri thirrje ushtarëve dhe civilëve për të bashkëpunuar në luftën kundër kryengritësve militantë.
Kjo është e nevojshme për të arritur sukses. Gjenerali me katër yje është pasardhës i Stanley McChystal, i cili pas kritikave të bëra ndaj qeverisë së SHBA-së, u shkarkua nga posti.
Petraues ishte së fundi shefi i komandos qëndrore të Shteteve të Bashkuara, që ka për detyrë misionet e ushtrisë në Lindjen e Mesme dhe në Azinë Qëndrore.
NOA