English

MPJ, i kundërpërgjigjet PS: Almir Rrapo nuk ishte anëtar i Shërbimit Diplomatik

Tiranë, 4 korrik, NOA – Pas deklaratës së deputetit socialist, Pirro Lutaj, kua akuzohej ministri i Jashtëm Ilir Meta për punësimin në MPJ, të trafikantëve të drogës, lidhur me arrestimin e qytetarit shqiptaro-amerikan, Almir Rrapo, nga Policia e Shtetit për trafik droge, është përgjigjur në mënyrë të menjëhershme edhe ministria e Punëve të Jashtme.

Përmes, një njoftimi, drejtoria e Burimeve Njerëzore në MPJ, sqaroi se Almir Rrapo nuk ka qenë asnjëherë anëtar i Shërbimit Diplomatik.

“Almir Rrapo është punësuar në MPJ, në sektorët e stafit teknik, në përputhje me të gjitha rregullat dhe normat ligjore në fuqi, që kodifikojnë marrjen në punë të punonjësve në administratën publike”, shkruhet në njoftimin e MPJ-së.

Paraprakisht, bën të ditur ministria e Punëve të Jashtme janë kryer të gjitha verfifikimet e nevojshme, që ligji imponon në të tilla raste, në të cilat nuk rezultonte që në adresë të Almir Rrapos, të ketë të dhëna apo konseguenca ligjore, që ta pengonin marrjen në punë të tij në stafin e ministrisë.

Sipas drejtorisë së Burimeve Njerëzore në MPJ, menjëherë pas marrjes së informacionit për ndalimin e shtetasit shqiptaro-amerikan, Almir Rrapo, ministria e Punëve të Jashtme e ka liruar atë nga detyra sipas ligjeve në fuqi.

mit/NOA
KOMENTE