Mpj: Shtetasi Almir Rrapo, Jo Anëtar I Shërbimit Diplomatik
TIRANE, 4 Korrik/ATSH/- Shtetasi 27-vjeçar, Almir Aleksandër Rrapo nga Tirana, ish-punonjës i Ministrisë së Jashtme, i ndaluar këtë javë nga Policia e Shtetit, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Washington, nuk ka qene asnjëherë anëtar i Shërbimit Diplomatik, deklaroi sot Minisria e Punëve të Jashtme.
Drejtoria e Burimeve Njerezore të MPJ-së pasi u njoh me lajmin për ndalimin nga Policia e Shtetit të qytetarit shqiptaro-amerikan Almir Rrapo, sqaron se "ky shtetas është punësuar në MPJ në sektorët e stafit teknik, në perputhje me të gjitha rregullat dhe normat ligjore në fuqi që kodifikojnë marrjen në punë të punonjësve në administratën publike".
Paraprakisht, sipas MPJ, janë kryer të gjitha verfifikimet e nevojshme që ligji imponon në raste të tilla dhe nuk ka rezultuar që në adresë të Almir Rrapos të ketë të dhëna, apo konseguenca ligjore që të pengonin punëismin e tij.
Drejtoria e Burimeve Njerëzore e ministrisë, pasi u vu në dijeni për ndalimin e shtetasit Almir Rrapo ka kryer te gjitha veprimet ligjore dhe administrative për lirimin e tij nga detyra në funksion të veprimit të institucioneve të zbatimit të ligjit./e.gj//n.m/