Pasqyra E Shtypit Të Kosovës
PRISHTINË, 4 Korrik /ATSH-B.Jashari/.- Më poshtë vijojnë titujt kryesorë të gazetave të Kosovës të ditës së sotme:
"Koha Ditore"
KËSHILLI I SIGURIMIT DISKUTON TË MARTËN INCIDENTIN NË MITROVICË - Kosova përgatit raportin zyrtar rreth shpërthimit në veri të Mitrovicës, për ta prezantuar në New York - Me kërkesë të Serbisë, Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë të martën një seancë të jashtëzakonshme, për t'u informuar rreth ngjarjeve të kësaj jave, që kanë ndodhur në veri të Mitrovicës. Autoritetet kosovare po përgatisin një raport për rastin e shpërthimit që mori një jetë, ndërsa PSSP-ja ka konfirmuar se nuk do të jetë atje
Tituj të tjerë:
-Konsulentët e Qeverisë punuan me blerës potencialë të PTK
-Komuna vazhdon dhënien e lejeve të ndërtimit në Prevallë
-Haradinaj thotë se partia e tij po rritet
-Kampionati Botëror zbraz teatrot dhe kinematë
"Express"
ALEANCA E RE - Kryetari i Prishtinës nuk e ka ndërmend të mbetet më në sqetullën e Presidentit Fatmir Sejdiu. Isa Mutafa, para disa kohësh, është takuar për rreth dy orë kokë më kokë me Kryetarin e AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili është kundërshtari kryesor i Presidentit. Mustafa e përqafoi Pacollin, kur ky u nderua me çmimin Kalorësi i Paqes. Në këtë ceremoni ishin edhe bijtë e Presidentit Rugova. Po krijohet një aleancë e re. Kundër kujt: Sejdiut? Thaçit? Apo dyve?
Tituj të tjerë:
-I mbledh Tadiçi - Këshilli i Sigurimit, me kërkesë të Serbisë, do të mblidhet të martën. Përmes protestave të nxitura nga ekstremistët serbë në veri të Kosovës, Beogradi po përpiqet të shënojë një fitore diplomatike disa ditë para shpalljes së vendimit të Gjykatës së Botës. Ministri Skender Hyseni do ta përfaqësojë Kosovën në Neë York.
-Regojnë në heshtje
-Planet e Hoxhës - Përvoja 32 vjeçare si mjek i QKU-së mendon se do t'i ndihmojë shumë që ta ndryshojë Qendrën Klinike Universitare. - Flet Sejdullah Hoxha, u.d. i drejtorit të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës
"Bota Sot"
KUFIJTË E KOSOVËS, DERI TE "MOLLA E KUQE"! - "Pazaret" e Serbisë me territoret e Kosovës
Tituj të tjerë:
-Gëzuar Ditëlindjen Amerikë! - 4 Korriku - Festë edhe e shqiptarëve
-Rosin: Nuk ka kërcënim në kufirin Kosovë-Serbi
-Behgjet Pacolli nderohet me çmimin "Kalorësi i paqes"
-GJND e "privon" ekzekutivin nga pushimet verore - Nuk ka "rrezitje" për ministrat
"Zëri"
ZONA E NDALUAR - Marrëveshja mes Malit të Zi dhe Kosovës për shfrytëzimin e pronave të shqiptarëve brenda dhe jashtë kufirit nuk po respektohet nga autoritetet malazeze.
Tituj të tjerë:
Analizë - Shtete etnike apo harta të reja - Plani i Kosovës duhet të jetë ky: T'i ofrojnë Serbisë dhe bashkësisë ndërkombëtare dy zgjidhje. Se a dëshirojnë që në Ballkan të krijojnë harta të reja politike dhe shtete etnike, apo dëshirojnë që i tërë rajoni i Ballkanit të integrohet në BE.
-Nuk zmbrapsemi - Ministri Sadri Ferati thotë se pavarësisht protestave të serbëve, kjo qendër nuk do të mbyllet. (Veriu i Mitrovicës)
-Veriu ende pa doganierë - Pikat kufitare mes Serbisë dhe Kosovës në Zubin Potok dhe Leposaviq edhe më tej vazhdojnë të funksionojnë pa doganierë që nga djegia e tyre pak ditë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
"Kosova Sot"
DO TË JEPJA DORËHEQJE PAS SKANDALIT TË DROGËS - Intervistë me Bahar Selimin, u.d. i drejtorit të Policisë së Kosovës
Tituj të tjerë:
-Editoriali - Festojmë 4 Korrikun
-Çmimet e naftës dhe benzinës më të larta për 10 centë
-Projektligji për trustin premtohet brenda vitit./e.gj//n.m/