English

Polakët në zgjedhje për presidentin e ri

Varshavë, 4 korrik, NOA - Qytetarët e Polonisë vendosin sot të zgjedhin në balotazh kreun e ri të shtetit. Gati tre muaj pas vdekjes tragjike të ish presidentit Lech Kaczynski, në garë për këtë post janë vëllai tij binjak, udhëheqësi konservator i opozitës Jaroslav Kaczynski dhe kryetari i parlamentit. Bronislav Komorovski.

Ky është kandidat i koalicionit qeverisës të kryeministrit Donald Tusk. Komorovski kishte arritur para dy javësh në raundin e parë të zgjedhjeve të fitonte shumicën e votave, por jo të mjaftueshme për të marrë postin. Sipas sondazheve më të fundit gara e sotme do të jetë kokë më kokë.

NOA

KOMENTE