Poloni - Presidenciale - Hapen Qendrat E Votimit Për Raundin E Dytë
VARSHAVË, 4 korrik /ATSH-AFP/ - U hapën sot rreth orës 04:00 GMT qendrat e votimit në Poloni për raundin e dytë të votimeve presidenciale, ku në garë janë liberali Bronislaw Komorowski, 58 vjeç dhe konservatori Jaroslaw Kaczynski, 61 vjeç, njoftoi një reporter i AFP.
Votimi, raundi i parë i të cilit u zhvillua më 20 qershor, u organizua pas vdekjes tragjike të presidentit Lech Kaczynski në një aksident ajror, më 10 prill në Rusi.
Komorowski, kryetar i dhomës kryesore të parlamentit dhe aleat i ngushtë i kryeministrit liberal dhe proevropian Donald Tusk, arriti të merrte në turin e parë 41.54 për qind të votave dhe është lehtësisht në favor, ndërkohë që në një sondazh të fundit thuhej se pritet të marrë rreth 51 për qind të votave./
/i.p/