English

Poloni - Presidenciale - Pjesëmarrja Ende Në Rritje, 42.10%

VARSHAVË, 4 korrik /ATSH-ANSA/ - Rreth tre orë para mbylljes së qendrave të votimit për balotazhin e zgjedhjeve presidenciale në Poloni, pjesëmarrja në votime është disi më e lartë se ajo që u regjistrua në të njëjtën orë të raundit të parë më 20 qershor. Sipas Komisionit kombëtar elektoral, në orën 17:00, 42.10 për qind e votuesve kanë hedhur votën e tyre, kundrejt 41.57 për qind që u shënua më 20 qershor. Rritja e lehtë e pjesëmarrje, sipas një interpretimi të ish-presidentit Aleksandër Kwasniewski, shpjegohet me angazhimin e mbështetësve të kandidatëve. "Dueli mbetet i ngushtë, çdo votë është e çmuar", deklaroi ai. Kwasniewski mbështeti në raundin e parë kandidatin e të majtës Grzegorz Napieralski por në balotazh mbështet Bronislaw Komorowskin, dhe jo Jaroslaw Kazinskin, vëllai i ish-presidentit Lech që humbi jetën në tragjedinë ajrore të 10 prillit në Smolensk të Rusisë. /e.v/
KOMENTE