English

Poloni - Presidenciale - Pjesëmarrja Në Votime 26.63 Për Qind Deri Në Orën 13

VARSHAVË, 4 korrik /ATSH-ANSA/ - Pjesëmarrja në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale në Poloni arriti në 26.63 për qind deri në orën 13:00 (1100 GMT), shtatë orë para mbylljes së votimit, njoftoi Komisioni Kombëtar Zgjedhor. Më shumë se tetë milionë votues, nga 30 milionë në total, kanë votuar deri në mesditë, deklaroi një anëtar i Komisionit gjatë një konference për shtyp. Pjesëmarrja e kalon atë të 3.25 për qind në të njëjtën orë gjatë raundit të parë më 20 qershor. Qendrat e votimit u hapën sot në orën 6:00 të mëngjesit (0400 GMT). Rezultatet e votimit do të publikohen menjëherë nga televizioni kombëtar pas përfundimit të numërimeve. Rezultate të pjesshme nuk pritet të dalin deri mëngjesin e të hënës. /e.v/
KOMENTE