Poloni - Presidenciale - Sondazhet E Nxjerrin Komorowskin Të Parin Me 53.1 Për Qind
VARSHAVË, 4 korrik /ATSH-ANSA/ - Bronislaw Komorowski, sipas sondazheve paraprake, ka marrë shumicën e votave në balotazhin e zgjedhjeve presidenciale në Poloni, me 53.1 për qind të votave. Ndërsa garuesi tjetër, Jaroslaw Kazinski, rezulton me 46.9 për qind të votave.
Sondazhi u publikuan nga televizioni publik pas mbylljes së qendrave të votimit në orën 20:00 dhe u zhvillua nga Instituti "Tns Obop".
Sipas një tjetër sondazhi të kryer nga Instituti "SmgKrc" dhe publikuar nga televizioni privat Tvn24, Komorowski ka marrë 51,09 për qind të votave, ndërsa Kazinski 48,91 për qind.
/e.v/