Profil-Biznesi/ Fier: Intelmedia, Teknologji Bashkekohore Me Fibra Optike
FIER, 4 korrik /ATSH-Rr.Isufaj/ - Në bashkëpunim me një kompani belge dhe një amerikane, kompania "Intelmedia" ka sjellë në Fier teknologjinë më bashkëkohore në shërbimin telefonik, internet, televizion.
"Intelmedia", një kompani e re, e krijuar në 2007, ka sjellë një teknologji të lartë e bashkëkohore në komunikim, me fibrat optike.
Sipas administratorit të saj, Edmond Sulejmani, kompania ofron 75 kanale dixhital, internet pa kufi, lidhje direkte për familjarët dhe biznesin. "Zbatimi i kësaj teknologjie, e fjalës së fundit, u mundësua nëpërmjet bashkëpunimit me kompaninë amerikane "Motorola" dhe një kompanie belge", shton ai.
Sulejmani shpjegon se brenda një kohe të shkurtër shërbimi u shtri në gjithë territorin e qytetitm ndërsa ofron falas shërbime falas për riparimin e aparateve, kompjuterave, instalimet etj. Së afërmi kompania do ofrojë kurse kompjuterike falas për abonentët. Vitin e kaluar, "Intelmedia" krahas shërbimeve, hapi radio-televizionin "Jug"./ch/