English

PS: Rritja e pensioneve, tallje me qytetarët

Tiranë, 4 korrik, NOA – Për Partinë Socialiste nga rritja e pagave dhe pensioneve kategori qytetarësh nuk kanë përfituar asnjë të ardhur shtesë. Duke i bërë një analizë të ardhurave për familjet me ndihmë ekonomike, për personat me aftësi të kufizuar dhe personat e papunë, Sekretari i Këshillit Ekonomik në PS, Ervin Bushati u shpreh se rritja ekonomike është një tallje e ulët për qytetarët.

“Rritja e fundit e pensioneve është e papërfillshme, e pamjaftueshme dhe tallja më e ulët me qytetarët që kanë punuar tërë jetën për të përfituar kaq pak sot. Në 1 korrik 2010 është zbatuar rritja më e ulët në përqindje e pensioneve në 10 vitet e fundit; si për pensionet e fshatit ashtu dhe për pensionet e qytetit”, u shpreh Bushati në një konferecë për mediat.

Sipas ti, 90 mijë familje më ndihmë ekonomike nuk kanë marrë asnjë lekë më tepër nga rritja e pensioneve dhe pagave. “Këto familje mbahen sot me vetëm 4.000 lekë në muaj. Këto ndihma nuk mjaftojnë as për bukë, as për uje dhe as per energji elektrike”, vazhdoi shpreh Bushati, duke shtuar se qeveria “tregohet e pandjeshme dhe e paturpshme me fatkeqesinë e tyre”.

Sipas Bushatit, 60 mijë personat me aftësi të kufizuar nuk janë përfshirë në rritjen ekonomike. Bushati e cilësoi si një farsë mediatike vendimin e qeverisë. “Rritja e pensioneve në këtë kohë krizë të ekonomisë familjare është me vetëm 20 lekë në ditë; shteti i dhuron sot pensionistëve aq lekë sa për të blerë një kokërr vezë në ditë”, tha ai.

Sipas përfaqësuesit të PS, vendimi i fundit i qeverisë tregon se ekonomia dhe buxheti është në krizë. “Buxheti i Krizës" është dorëzimi para realitetit të rëndë ekonomik, dhe pranimit de facto i krizës shumëplanëshe që ka kapur ekonominë dhe financat publike”, ka perfunduar Bushati.

NOA

KOMENTE