Tiranë: Gjendet I Vdekur Një Shtetas Francez
TIRANË, 4 Korrik/ATSH/.-Pranë stadiumit "Qemal Stafa" në Tiranë, në orët e para të mëngjesit është gjetur i vdekur sot një shtetas francez.
Burime të Policisë konfirmuan për ATSH-në, se "viktima që ishte punonjës i kompanisë së kartave të identitetit, SAGEM ka gjetur vdekjen duke u hedhur nga kati i 8-të i pallatit ku banonte".
Policia po kryhen veprimet hetimore për vetëvrasjen /e.gj//n.m/