English

Vetëvritet shtetasi francez në Tiranë, hidhet nga kati i 8

Tiranë, 4 korrik, NOA – Një person ka vrarë veten mëngjesin e sotëm duke u hedhur nga një pallat 8 katësh në qytetin e Tiranës.

Ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit dhe sipas policisë bëhet fjalë për një shtetas francez. Nuk dihen ende arsyet që e kanë detyruar personin në fjalë të bëjë vetvrasje. Sipas policisë deri tani dihet vetëm nënshtetësia e tij.

Gjithashtu, personi në fjalë, sipas burimeve të policisë ishte 36 vjeç dhe ka qenë punonjës i kompanisë së prodhimit të kartave të identitetit, “SAGEM”

Ngjarja ka nodhur në pallatet që ndodhet në aferësi të stadiumit “Qemal Stafa”.

Forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe po hetojnë për shkaqet që kanë çuar në vetvraje shtatasin francez.

NOA

KOMENTE