English

Vlorë: Mot I Kthjellët, Kushte Normale Lundrimi

VLORË, 4 korrik/ATSH-H.Koçi/.-Situata e favorshme meteorologjike që ka përfshirë gjirin detar të Vlorës, do të vijojë edhe ditën e sotme. Moti do të jetë i kthjellët, me zhvillime të pakta resh, temperaturat do të shënojnë rritje graduale të mëtejshme, ndërsa mjetet e lundrimit janë të favorshme. Burime të Kapitenerisë së Portit bënë të ditur për ATSH-në se, sot era do të ketë drejtimin në kuadratin Veri -Veriperëndim, me shpejtësi nga 2-4 m/sek, deri në 6-8 m/sek në afërsi të bregut të detit. Temperaturat e ajrit do të arrijnë vlerat maksimale në 31-33 gradë celsius dhe ato minimale në 21-23 gradë celsius. Valëzimi parashikohet të jetë 0-1 ballë brenda gjirit detar dhe 3-4 ballë në det të hapur./n.m/
KOMENTE