English

Afganistan - Të Paktën Tre Ushtarë Të Nato-S Të Vrarë Nga Sulmet E Rebelëve

KABUL, 5 korrik /ATSH-AFP/ - Tre ushtarë të NATO-s u vranë dje dhe sot në Afganistan duke e çuar në 331 numrin e ushtarëve të huaj të vrarë në këtë vend që prej fillimit të vitit, njoftoi Aleanca Atlantike. Kombësia e tyre nuk është zbuluar pasi forca ndërkombëtare e NATO-s e lë gjithmonë në dorë të autoriteteve të vendeve të tyre të origjinës. ''Një prej ushtarëve u vra të dielën nga të shtënat gjatë një patrullimi në jug të vendit'', njoftoi sot në mëngjes ISAF në një komunikatë. ''Dy ushtarët e tjerë u vranë sot në perëndim të vendit nga shpërthimi i një bombe artizanale'', theksoi në një tjetër komunikatë ISAF./ /ec/ a.jor.
KOMENTE