English

Air France, Plani Antikrizë Redukton 4000 Vende Pune

PARIS, 5 korrik /ATSH-ANSA/ - Kompania ajrore franceze "Air France" do t'i paraqesë sot palëve sociale planin e saj për riorganizimin e strukturave të saj që parashikon shkurtimin e rreth katër mijë vende pune. Në total, shpjegon stafi drejtues i kompanisë franceze, numri i punonjësve të shoqërisë do të reduktohet në rreth 7000 persona brenda vitit 2013, por pjesërisht bëhet fjalë për mos zëvendësimin e personelit që do të dalë në pension. Ndërsa brenda fundit të vitit 2010 do të reduktohen rreth 1800 vende pune, ndër to personel që del në pension dhe dorëheqje vullnetare. Në vitin 2009 kompania "Air Francë" pësoi humbjen më të lartë në historinë e saj, me rreth 1.5 miliardë euro, për shkak të reduktimit të fortë të udhëtimeve. /e.v/
KOMENTE