English

Bildt: Pres Përparime Të Konsiderueshme Të Ballkanit Perëndimor Drejt Bashkimit Evropian

KRAKOV, 5 korrik /ATSH-MIA/ - Ministri suedez i Punëve të Jashtme, Carl Bildt deklaroi dje se priste që gjatë disa viteve të ardhshme të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të realizonin përparime të konsiderueshme në rrugën drejt integrimeve evropiane. Pas takimit me ministrin malazez të Punëve të Jashtme, Milan Roçan në Krakov, Bildt theksoi se dera e BE-së mbetej e hapur jo vetëm për Malin e Zi, por për gjithë Ballkanin Perëndimor dhe Turqinë. Ai tha se deri në fund të vitit pritet mendimi i Komisionit Evropian për kërkesën e Malit të Zi për marrje të statusit kandidat për anëtarësim, që do të mund të jetë nxitje për rrjedhën e mëtejshme të reformave në vend. Bilt deklaroi se "dera e Bashkimit Evropian mbetet e hapur për Ballkanin Perëndimor dhe për Turqinë dhe se kjo nuk do të ndryshojë"./ a.jor.
KOMENTE