English

Clinton: Uashingtoni I Vendosur Në Mbështetjen E Integritetit Të Gjeorgjisë

TBILISI, 5 korrik /ATSH-AFP/ - SHBA-ja u shpreh e vendosur për mbështetjen e integritetit territorial të Gjeorgjisë pas njohjes nga Rusia në vitin 2008 të pavarësisë së dy territoreve gjeorgjiane separatiste, konfirmoi sot sekretarja amerikane e Shtetit, Hillary Clinton. "SHBA-ja është e vendosur për përkushtimin e saj në lidhje me sovranitetin dhe integritetin territorial të Gjeorgjisë'', deklaroi Clinton në një konferencë të përbashkët shtypi me presidentin gjeorgjian, Mihail Sakashvili, gjatë vizitës në Tbilisi. Shefja e diplomacisë amerikane, që kritikoi pushtimin nga Rusia të rajoneve gjeorgjiane rebele të Osetisë së Jugut dhe Abkahazisë, i kërkoi Moskës të respektojë marrëveshjen e armëpushimit./ /ec/ a.jor.
KOMENTE