Davutoglu: Turqia Mbyll Hapësirën Ajrore Për Fluturimet Ushtarake Izraelite
ANKARA, 5 korrik /ATSH-AFP/ - Turqia e ka mbyllur hapësirën e saj ajrore për fluturimet ushtarake izraelite, si kundërpërgjigje ndaj sulmit të përgjakshëm izraelit mbi flotiljen nisur drejt Gazës më 31 maj, deklaroi sot ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, i citohej nga shtypi.
"Ky vendim nuk është marrë vetëm për një apo dy fluturime, por për të gjitha", theksoi ai dhe shtoi se ky vendim mund të përfshinte eventualisht edhe fluturimet civile.
Autoritetet turke kanë konfirmuar javën e kaluar mbylljen e hapësirës ajrore për dy avionë ushtarakë, por nënvizuan se nuk bëhej fjalë për një ndalim të përgjithshëm.
Sulmi, që shkaktoi vdekjen e 9 shtetasve turq, ka shkaktuar një goditje të thellë në marrëdhëniet mes Turqisë dhe Izraelit, ndërkohë që Turqia ka tërhequr ambasadorin e saj nga Tel Avivi./
/i.p/