English

Doni të jeni të lumtur? Një paketë me këshilla

Romë, 5 Korrik, NOA – Doni që të jeni përherë të gëzuar dhe të kaloni ditë të lumtura? Natyrisht që sekretin e kësaj nuk e ka gjetur askush që ka jetuar në këtë botë, por ama studiues të veçantë janë përpjekur të hulumtojnë se cilat janë rrugët e duhura që të afrojnë drejt kësaj.

Ja se ç’këshilla konkrete jep një formulë e shpërndarë në miliona njerëz në botë, për të patur sa më shumë gëzim në ditët tuaja dhe që bilanci i jetës të jetë më shumë lumturi, sesa dëshpërim apo trishtim...

Shëndeti: Pi shumë ujë. Mëngjesin haje si mbret, drekën si princ, e darkën si lypës.

Ha më shumë ushqime që rriten në pemë e më pak ha ushqime që prodhohen në fabrika.

Jeto me 3 E-ja - Energji, Entuziazëm, Ndjeshmëri (Empathy).

Gjej kohë për lutje.

Luaj më shumë.

Lexo më shumë libra se sa ke lexuar në vitin 2009.

Ulu në qetësi së paku 10 minuta për çdo ditë.

Fli 7 orë.

Për çdo ditë ec 10 - 30 minuta dhe kur të ecësh buzëqesh.

Personaliteti: Mos e krahaso jetën tënde me të të tjerëve. Nuk keni idenë sa kanë hequr ata për të arritur deri aty.

Mos krijo mendime negative për gjërat që nuk mund t'i kontrollosh. Në vend të kësaj investoje energjinë tënde në momentin pozitiv të tanishëm.

Mos tejkalo. Mbaji kufijtë e tu.

Mos e merr veten shumë seriozisht. Askush nuk e merr.

Mos e humb energjinë tënde të çmuar në thashetheme.

Ëndërro më shumë kur je zgjuar.

Lakmia është e përkohshme. Ti i ke të gjitha që të duhen.

Harroji gjërat nga e kaluara. Mos ia kujto partnerit gabimet e tij / saj të së shkuares. Kjo do të shkatërrojë lumturinë tuaj të momentit.

Jeta është shumë e shkurtër për ta kaluar duke i urryer të tjerët. Mos i urrej njerëzit.

Bëj paqe me të kaluarën tënde që të mos e dëmtosh të tashmen.

Askush nuk është i detyruar për lumturinë tënde, përveç teje. Realizoje jetën sikur ajo të jetë shkollë dhe ti të jesh këtu për të mësuar.. Problemet janë thjesht pjesë të programit mësimor që shfaqen dhe zhduken sikur mësimet e algjebrës, por mësimet që mëson do të mbesin përjetë. Buzëqesh dhe qesh më shumë. Nuk ke nevojë ta fitosh çdo argument. Pajtohu me mospajtimin. Shoqëria: Kontaktoje familjen tënde sa më shpesh. Çdo ditë jepju nga diçka të tjerëve. Fali të gjithë për gjithçka. Kalo më shumë kohë me njerëzit e moshës mbi 70 vjet dhe nën 6 vjet. Përpiqu t'i bësh të qeshin së paku tre njerëz në ditë. Çka mendojnë të tjerët për ty nuk është punë e jotja. Vendi yt i punës nuk do të mërzitet për ty kur të jesh sëmurë. Miqtë e tu po. Mbaje kontaktin me ta. Jeta: Bëj gjërat e duhura! Lirohu nga çdo gjë që nuk është e nevojshme, nuk është e bukur dhe që nuk të jep kënaqësi. Cilado situatë, e mirë ose e keqe, do të ndryshojë. Pavarësisht se si ndihesh, ngrihu, vishu dhe duku. Më e mira ende nuk ka ardhur. Kur zgjohesh në mëngjes i gjallë, falënderoje Zotin për këtë. Brendësia jote duhet të jetë gjithmonë e lumtur, prandaj bëhu i/e lumtur.

n.e/NOA

KOMENTE