Ekon - Trichet: Asnjë Rrezik Nga Një Recesion I Ri
PARIS, 5 korrik /ATSH-MIA/ - Kryetari i Bankës Qendrore Evropiane, Jean-Claude Trichet përjashtoi mundësinë për një recesion të ri edhe krahas treguesve të dobët nga ekonomitë udhëheqëse botërore, të publikuara javën e kaluar.
"E përjashtoj plotësisht mundësinë e një recesioni të ri", theksoi Trichet pas një konference ekonomike, zhvilluar në Francë.
"Në nivel global filloi përmirësimi, para se gjithash në ekonomitë në zhvillimin, por edhe në shtetet e industrializuara", vlerësoi Trichet./
a.jor.