English

Eliminimi nga Botërori, Federata braziliane shkarkon trajnerin Dunga

Rio de Zhanejro, 5 Korrik, NOA – U tha se ai do të jepte dorëheqjen, por ka qenë Federata vendase e futbollit e cila ka marrë vendimin për ta shkarkuar.

Fjala është për trajnerin e kombëtares të futbollit, Carlos Dunga dhe gjithë stafin teknik të kombëtares Selecao, të cilët janë pushuar nga detyra prej Federatës Braziliane të Futbollit.

“Me eleminimin e Brazilit nga Kupa e Botës është mbyllur një cikël që ka nisur në gusht të vitit 2006”, ka komunikuar kjo federatë.

Në fakt, Dunga e kishte paralajmëruar largimin e tij nga drejtimi i ekipit edhe më herët, nëse nuk do të arrinte dot rezultate në këtë eveniment të madh sportiv.

Brazili u ndesh me Holandën në ndeshjen e parë të çerekfinales së Kampionatit Botëror të Futbollit dhe humbi me rezultatin 1:2.

n.e/NOA

KOMENTE