Rome, 5 Korrik, NOA - “Ndoshta djemtë do të mbetën keq. Por etika flet qartë: Plazhi është vetëm për të marr diell, jo për paradë”. Kështu shprehet Nikolas Santini, ekspert në etiketë. Në radhë të parë në mesin e gjërave që duhet shmangur absolutisht është përdorimi i sapunit. "Dushet që janë të vendosura nëpër plazhe - thotë Santini - shërbejnë vetëm për tu freskuar apo për të hequr kripën. Disa gjëra është mirë të bëhen me dyer të mbyllura". Sipas ekspertit ndalohen:
1. Përdorimi i sapunit në dushet që janë jashtë 2. Hyrja në bar apo restorant vetëm me rroba banje 3. Përhapja e kremit të diellit në të gjithë trupin para të tjerëve 4. Të bërit tualet para të gjithëve 5. Përdorimi i çadrës si në një shtrat dhome 6. Zilja e celularit me ton të lartë 7. Ndryshimi i kostumit pa hyrë në kabinë 8. Pirja e duhanit 9. Lejimi i fëmijëve të shqetësojnë njerëzit në çadrat fqinj a.e./NOA