Flotilje/ Gaza - Izraeli ''Nuk Do T'I Kërkojë Kurrë Falje Turqisë'' Për Sulmin E 31 Majit
JERUSALEM, 5 korrik /ATSH-AFP/ - Izraeli "nuk do t'i kërkojë kurrë falje" Ankarasë për sulmin e 31 majit kundër anijes turke, pjesë të flotiljes që po përpiqej të shkelte bllokadën në Rripin e Gazës, ku mbetën të vdekur nëntë shtetas turq, deklaroi sot një zyrtar i lartë i zyrës së kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu.
"Izraeli nuk do të kërkojë kurrë falje sepse për përpjekjen e tij në mbrojtje të shtetasve të vet. Ushtarët tanë të rinj kanë të drejtën të mbrojnë jetën e tyre ndërkohë që ajo ekspozohet ndaj një rreziku të menjëhershëm përballë një bande horrash që përpiqet t'i sulmojë", u shpreh zyrtari i lartë pa bërë publik identitetin e tij.
"Kemi të drejtë të ndalojmë mbërritjen e armëve nga Irani drejt Rripit të Gazës", këmbënguli zyrtari.
Ministri i Jashtëm turk, Ahmet Davutoglu, i cili citohej pak më parë nga shtypi vendas, deklaroi se vendi i tij do të ndërpriste marrëdhëniet me Izraelin nëse shteti hebre nuk kërkon falje për sulmin e përgjakshëm ndaj anijes turke./
/i.p/