English

Gjermania: Fitorja Presidenciale E Komorowskit Sinjal I Fortë Pro-Evropian

BERLIN, 5 korrik /ATSH-AFP/ - Fitorja e kandidatit liberal Bronislaw Komorowski në zgjedhjet presidenciale, të së dielës, në Poloni është një "sinjal i fortë pro-evropian", deklaroi sot ministri i Jashtëm gjerman Westerwelle. "Vendimi sovran i popullit polak në favor të Bronislaw Komorowski është një sinjal i fortë pro-evropian", deklaroi Guido Westerwelle, në Berlin. "Objektivi i politikës së Jashtme gjermane është thellimi dhe konsolidimi i marrëdhënieve me Poloninë, siç janë thelluar dhe konsoliduar në dhjetëvjeçarët e fundit marrëdhëniet me Francën", u shpreh Westerwelle, i cili e ka zhvilluar në Poloni vizitën e tij të parë pas marrjes së detyrës së ministrit të Jashtëm në fund të tetorit. Ministri liberal e konsideron presidentin Komorowski "një partner të fortë në favor të kësaj lidhjeje besimi dhe bashkëpunimi"./ /i.p/
KOMENTE