English

"Harku I Cilësisë Europiane" Për Postën Shqiptare

TIRANË, 5 Korrik/ATSH/- Posta Shqiptare u vlerësua në Frankfurt (Gjermani) me çmimin ndërkombëtar "Harku i Cilësisë Europiane", pas futjes në garë mes kompanive nga 73 vende nga e gjithë bota. Çmimi i ri u tërhoq nga Drejtori i Përgjithshëm i Postës Shqiptare, Arqile Gorea dhe kryetarja e Këshillit Mbikqyrës, Suzana Panariti. Ceremonia e dhënies së çmimit u drejtua nga Jose E.Prieto, President dhe Drejtor i Përgjithshëm i BID (Drejtimeve te Iniciativave te Biznesit), në prani të personaliteteve nga bota e biznesit, trupave diplomatike, etj. "Harku i Cilësisë Europiane" është çmimi që paraqet sukses për Postën Shqiptare dhe Shqipërinë në biznes dhe shërbime. Të gjitha kompanitë që kanë marrë çmim në këtë ceremoni, janë simbole të lidershipit, teknologjisë dhe novacionit, ç'ka i bën modele për kompanitë e tjera sipas sektorëve. Nën këtë parim, u vlerësua dhe Posta Shqiptare në ceremoninë e ndarjes së çmimeve ku morrën pjesë biznese dhe kompani nga 73 vende të ndryshme nga SHBA, Evropa, Afrika, Azia dhe Lindja e Mesme, si vlerësim për arritjet e tyre ne përhapjen e kulturës së cilësisë në shërbim të klientit. Një vit më parë Posta Shqiptare u nderua në Zvicër me Çmimin e Erës së Cilësisë Ndërkombëtare të Shekullit në Kategorinë e Diamantit. Para para tre muajve, auditët e Post-Europës, Karsten Oebro dhe Maire Lodi deklaruan se "Posta Shqiptare punon me standarte europiane"./e.gj//a.ke/
KOMENTE