Tbilisi, 5 Korrik, NOA – Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, vazhdon sot turin e saj të ndërmarrë në fundjavë në Evropën Lindore dhe në Kaukaz, me ndalesën e fundit, Gjeorgjinë.
Bëhet me dijeni se sot në këtë vend, ajo do të takohet me presidentin Mihail Sakashvili, me të cilin pritet të diskutojë për çështjet rajonale dhe raportet e reja të këtij vendi me Rusinë.
Ndërkaq, dje Klinton në kuadrin e turneut të lartpërmendur ka vizituar Armeninë, ku gjatë takimeve të larta të zhvilluara në Jerevan, tha se Shtetet e Bashkuara të Amerikës dëshirojnë që Armenia e Azerbajxhani të arrijnë një marrëveshje përfundimtare rreth rajonit të Nagorni Karabakut. n.e/NOA