Durrës, 5 Korrik, NOA – Forcat e policisë së Durrësit kanë arrestuar gjatë mesnatës në flagrancë 64-vjeçarin Fatos Këllezi, lindur në Tiranë dhe banues në Danimarkë.
Ato konfirmojnë me detaje për agjencinë e Lajmeve NOA se arrestimi i tij u bë për arsye se në kohën kur drejtonte automjetin tip BMV me targa TR 4652 S, në segmentin rrugor Golem-Kavajë e pikërisht tek Mali i Robit, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e mjetit dhe është përplasur me automjetin Opel me targa AP 464620, të drejtuar nga 43-vjeçari me inicialet I.B.
Si pasoje e aksidentit janë dëmtuar E. Mehmeti, 33 vjeçe; Ll.Tomani, 16 vjeç; R.Kaçi, 44 vjeçe; M. Mehmeti, 37 vjeçe dhe I Bacolli, drejtues i mjetit “Opel”.
Mësohet se të dëmtuarit ndodhen në spitalin e Durrësit jashtë rrezikut për jetën.
Në vendngjarje, grupi hetimor kreu veprimet e para dhe aktet proceduriale për veprën penale të shkeljes së rregullave te qarkullimit rrugor iu kaluan për ndjekje prokurorisë së t Durrësit.
n.e/NOA