Nju Delhi, 5 Korrik, NOA – Lajmi për vrasjen e një çifti të ri për çështje nderi e ka tronditur sërish Indinë, e cila vetëm pak javë më parë mësoi të një lajm të ngjashëm.
Bëhet fjalë për dy të rinj të moshave 16 dhe 19 vjeç, të cilët u torturuan dhe u vranë në një fshat në shtetin verior të Haryanas, ndërsa trupat e tyre u ekspozuan të varur në oborrin e shkollës që ata kishin qenë dhe ku ishin dashuruar.
Gazetat indiane e kanë komentuar këtë si një tjetër rast të vrasjes për nder nder, duke e konsideruar këtë si një murtajë e cila ndikon në mënyrë të veçantë në zonën e veriut në Indi dhe që në muajt e fundit ka shënuar një rritje alarmante. Është vlerësuar se çdo katër ditë ka një 'vrasje nderi' në Indinë veriore.
n.e/NOA