Irak - Biden Rinis Bisedimet Në Bagdad Për Zgjidhjen E Krizës Politike
BAGDAD, 5 korrik /ATSH-AFP/ - Zëvendëspresidenti amerikan, Joe Biden nisi sot bisedimet me zyrtarët irakianë, të cilëve u ka bërë thirrje të anashkalojnë ambiciet e tyre personale për formimin e një qeveris dhe nxjerrjen e vendit të tyre nga kriza politike ku aktualisht ndodhet.
Në ditën e fundit të vizitës në Irak, Biden zhvilloi një takim me Ammar al-Hakim, një prek krerëve të Aleancës Kombëtare Irakiane (ANI), koalicion partiak shiit themelor për formimin e ekzekutivit të ardhshëm. Dje, Biden zhvilloi takime me kandidatët kryesorë për postin e kryeministrit.
Zëvendëspresidenti amerikan, i cili shoqërohej nga ambasadori i SHBA-së në vend, Christopher Hill dhe komandanti i forcave amerikane në Irak, gjenerali Ray Odierno, do të takohet më pas me presidentin irakian, Xhalal Talabani.
Katër muaj pas zgjedhjeve legjislative të 7 marsit, irakianët end e janë në pritje për të mësuar emrin e kreut të qeverisë së re dhe përbërjen e saj./
/i.p/